?>
Blog Single
Trashëgimia Orthodokse e Shqipërisë
Trashëgimia kulturore e popullit shqiptar – si trashëgimitë kulturore e shumë popujve evropianë – është komplekse dhe ka rrënjë të shumëfishta në historinë antike dhe mesjetare. Në shekujt më të vonshëm antik dhe mesjetarë, qytetarët shqiptarë u influencuan në aspektin kulturor, intelektual dhe shpirtëror nga popujt e krishterë dhe nga institucionet e Evropës Juglindore dhe Italisë. Influenca kulturore greke dhe romake u pasua nga ajo bizantine dhe perëndimore. Pas viteve të Mesjetës, Shqipëria ishte nën sundimin osman, dhe për shumë shekuj u përball me kulturën dhe ideologjinë myslimane.

Johannes Koder 
Akademia e Shkencave e Austrisë 
Dhjetor 2016

 

Trashëgimia kulturore e popullit shqiptar – si trashëgimitë kulturore e shumë popujve evropianë – është komplekse dhe ka rrënjë të shumëfishta në historinë antike dhe mesjetare. Në shekujt më të vonshëm antik dhe mesjetarë, qytetarët shqiptarë u influencuan në aspektin kulturor, intelektual dhe shpirtëror nga popujt e krishterë dhe nga institucionet e Evropës Juglindore dhe Italisë. Influenca kulturore greke dhe romake u pasua nga ajo bizantine dhe perëndimore. Pas viteve të Mesjetës, Shqipëria ishte nën sundimin osman, dhe për shumë shekuj u përball me kulturën dhe ideologjinë myslimane. Por ajo që është më e rëndësishme, Shqipëria pati fuqinë për të mposhtur interesat e huaja politike dhe ideologjike, dhe nuk u shndërrua në një vend rob i kulturave të huaja, por përkundrazi, populli Shqiptar i integroi këto elementë dhe ide në linjën kryesore të identitetit kulturor dhe ideologjik të tij. Prova të qëndrueshme për këtë proces të vashdueshëm historik, ofrojnë gjurmët historike dhe arkeologjike të trashëgimisë kulturore - disa prej tyre mund të gjenden në botimet e mëparshme të periodikut “Art & Trashëgimi”, për shembull si Berati, Gjirokastra, Shkodra dhe Vlora, por monumente të rëndësishme ekzistojnë edhe në shumë vende të tjera. Mbaj mend, sesa më ka bërë përshtypje të shihja, me rastin e vizitës sime të parë në Jug të Shqipërisë në 1965, disa monumente brilante mesjetare, të drejtuar nga eksperti tejet i kualifikuar Theofan Popa, ku shpjegimet e detajuara dhe kompetente të tij ishin të një vlere të madhe. Nuk mund të lë pa përmendur, gjithashtu, qytetin monumental të Voskopojës, që në të shkuarën qe një qendër kryesore historike e tregëtisë, pa harruar kishat e tij të famshme dhe diversitetin e tij kulturor. 
 

Lidhur me rëndësinë e madhe të traditave bizantine dhe ortodokse për krijimin e kulturës dhe identitetit modern shqiptar, do të doja të përgëzoja botuesit për përzgjedhjen e temës kryesore të këtij botimi që i kushtohet Trashëgimisë Ortodokse në Shqipëri, një trashëgimi, që të kthen pas në kohën e hershme të periudhës së Krishtërimit. Përmbajtja e këtij libri në larminë e madhe të temave të përzgjedhura, reflekton prezencën e Orthodoksisë së Krishterë për jetën shpirtërore dhe kulturën materiale në Shqipëri. Do të doja të theksoj tre elementë, të cilat jam i mendimit se kanë një rëndësi të vecantë: 


• Ndikimi i madh i komuniteteve orthodokse, jo vetëm në marrëdhëniet e zejtarisë dhe tregëtisë, por në të gjitha aspektet e lidhjeve shoqërore, brenda komuniteteve të famullive dhe në komunitetin ortodoks të kishës si një e tërë. 
• Roli i arkitekturës dhe pikturave murale të kishave si një urë lidhëse e pasurisë shpirtërore ndër shekuj. 
• Roli i dorëshkrimeve dhe librat e hershëm të shtypur si dokumente për arsimim dhe erudicion. 
 

Në ndryshimet e pikëpamjeve të përgjithshme dhe shembujve specifikë, ky botim ilustron, si një të tërë, shqetësimin e tij në një mënyrë udhëzuese dhe të mirë strukturuar. Shpresoj që do të jetë një botim i serioz dhe do të jetë një gur themeltar për të tjera hulumtime mbi kulturën e krishterë në Shqipëri.

No photos available for this news item.