Blog Single
Pellgu i Shkodrës dhe trashëgima e tij historike
Historia e Shkodrës dhe e pellgut të saj është një ngë më të vjetrat e trevave shqiptare. Autori bën një përshkrim të saj dhe në pjesë e fundit i ka kushtuar vëmëndje dhe historisë së Kalasë së Shkodrës, njërës prej simbolikave më të spikatura të saj.

Vështrim I shkurter historik 
Gjurmet me te hershme te veprimtarise njerezore ne pellgun e Shkodres i perkasin periudhes se paleolitit te mesem, 120'000 - 30'000 vjet me pare, te dokumentuar ne shpellen e Gajtanit, rreth 6 km ne Vl te qytetit te Shkodres. Ujrat e shumta dhe te pasura rreth e qark Shkodres, teracat lumore, tokat pjellore si dhe pyjet krijonin kushte te pershtatshme per zhvillimin e kulturave neo dhe enolitike, te cilat deshmohen nga vegla te ndryshme pune, te punuar me gur dhe me kocke.  

Periudha e bronxit te hershem (2100-1800 para Kr.) shenon nje kthese me rendesi te vecante historike per territoret e bregdetit lindor te Adriatikut. Ne pellgun e Shkoder kjo periudhe perben hallken e pare, nga ku mund te ndiqet zhvillimi i panderprere i jetes ne kete zone. Banoret e zones njihnin bujqesine, blegtorine, prodhimin e qeramikes dhe metalurgjine. Ne ritualin e tyre mortor kishte hyre riti i varrimit me tuma, shfaqja e se cilit lidhet me dyndjet e popullsive nga stepat e Rusise Jugore. Nje grup fi gurinash antropomorfe prej balte, te perbere nga kater femra, nje mashkull dhe nje femije, te gjetura ne tumen 6 te nekropolit ne Shtoj, duket se simbolizon nje familje dhe deshmon per organizim patriarkal brenda shoqerise. Nje shpate bronxi me doreze ne forme gjuhe (Griffzungenscheert), e gjetur ne rrethinat e Shkodres dhe e ekspozuar ne British Museum, Londer, do te deshmonte per infl uencat e dyndjeve egjeane, qe ne fazen e tyre te hershme. Aty nga fundi i epokes se bronxit dhe fi llimi i periudhes se hekurit (shek. 12-8 para Kr.) popullesia e zones kishte marre tiparet e qarta te nje fi si, i cili do te njihet ne burimet historike me emertimin fi si ilir i Labeateve. Gjate kesaj periudhe, shfaqen vendbanimet e para te fortikuara, te karakterit fi snor. Importet jonike, atike dhe korintike, te mundesuara pas themelimit te kolonive helene ne Adriatik, si dhe mjaft prodhime cilesore lokale prej argjendi apo bronxi, fl asin per shtresezime sociale ne periudhen protourbane (shek.7-5 para Kr.). Gjetjet arkeologjike ne zona te ndryshme te pellgut te Shkodres, deshmojne per rritje te numrit te vendbanimeve te hapura.  

Jeta qytetare ze fi ll aty nga shek. 4 para Kr. dhe lidhet me lindjen e qytetit antik te Shkodres (Scodra, Scobre, Skodrai, Skydreonopolis). Ne vitet 181-168 para Kr. Shkodra u be rezidence e mbretit te fundit ilir Gent (Rex Illyricorum), politika e te cilit u fokusua ne fuqizimin ekonomik te mbreterise dhe ne pergatijet per luften e fundit kunder Romes. Por fati ishte percaktuar tashme dhe viti 168 pr. Kr. shenon humbjen e Gentit dhe, bashke me te, shkaterrimin e mbreterise ilire. Pas shkaterrimit te mbreterise ilire, Shkodra mbetet kryeqendra e njeres nga tre krahinat pseudoautonome, te organizuar nga senati romak dhe ruan institucionet e saja per nje kohe relativisht te gjate. Ne kohen e Flaveve Shkodra shpallet qytet koloni. Statusi i ri politik u pasua me nje zhvillimi te ri ekonomik, cka deshmohet me zgjerimin e ndertimeve te karakterit urban, me lindjen e nje serie vendbanimesh te hapura fshatare rreth e qark qytetit si dhe me nje zgjerim te dukshem te rrjetit tregtar me boten adriatiko-mesdhetare. Ne periudhen e perandorit Dioklecian formohet provinca Prevalis (Praevalis, Praevales, Prebales, Priantina, Privalitania), me shtrirje gjeografike nga gjiri i Kotorrit deri tek lumit Mat me kryeqender qytetin e Shkodres. Pas ndarjes se perandorise romake ne dy pjese (395 pas Kr.), provinca e Prevalit inkuadrohet ne prefekturen e Ilirikut Lindor (Illyricum Oriental) dhe, qe nga kjo kohe, per 10 shekuj te tjere pellgu i Shkodres do te ishte ne administraten bizantine, sidoqe keto lidhje here-here ishin formale.  

Te dhenat per historine e qytetit te Shkodres dhe pellgut te tij gjate periudhes se mesjetes se hershme (shek. 6-11 pas Kr.) jane mjaft te zbehta. Ne fillim te shekullit 5 pas Kr. qyteti u sulmua, ndofta dhe u dogj nga Ostrogotet, ndersa aty nga fundi i shek. 6 qyteti rrezikohet nga sulmet sllave. Por, nga nje leter e papes Grigor I (viti 597) mund te kuptohet se Shkodra vazhdonte te ishte qender e provinces se Prevalit dhe seli peshkopale, ndersa tek udherrefyesi per nepunesit perandorak (527-528), Shkodra jepet si nje nga kater qytetet e provinces se Prevalit. Ne burimet historike, qytetin e ndeshim dhe tek Kozmografia e Anonimit te Ravenes ne shek. 7-8 pas Kr. Ne kohen e dobesimit te perkohshem te perandorise bizantine si dhe te dobesimit te lidhjeve me pushtetin qendror, Shkodra dhe pellgu i saj njohen nje zhvillim te ri. Pikerisht ne kete kohe linden dhe u gjalleruan qytetet mesjetare si Sarda (Shurdhah), Danja dhe Drivastum (Drishti), te cilet do ta vazhdojne jeten e tyre te panderprere deri ne periudhen e pushtimit turk.   

Ne vitin 1355, klasa feudale shqiptare shfaqet si force politike e pavarur, duke organizuar dhe 3 principate feudale. Ne kete kuader historik, u shfaq familja feudale e Shqiperise se Veriut, Balshaj, e cila krijon principaten e saj, me kryeqender qytetin e Shkodres. Ne vitin 1396 Shkodra dhe disa qytete bregdetare rane ne pushtimin venedikas, qe zgjati deri me 1414, kohe kur Balshajt rifituan territoret e humbura. Por shpejt Shkodra do te kalonte perseri nen administrimin e Venedikut.  

Qyteti i Shkodres i beri balle dy rrethimeve osmane ne vitet 1474 dhe 1478. Marin Barleti (Marinus Barletius), humanist i shquar dhe bashkohes nga Shkodra, duke i bere jehone ketyre ngjarjeve, do ta cilesonte qytetin e Shkodres si "...roja, syni, forca, mbrojtja e Italise...dhe gjithe krishterimit..." Por ne vitin 1479, qyteti do te binte ne duart e ushtrise turke dhe pushtimi turk do te zgjaste rreth 5 shekuj.  

Pushtimi otoman u shoqerua me nje seri transformimesh politike, social-ekonomike dhe kulturore. Pas vendosjes se sistemit feudal ushtarak, Shkodra u be qender sanxhaku. Ne shek. 16, qyteti filloi te ripopullohet dhe ne shek. 17 Shkodra numeron rreth 1800 shtepi. Shekulli 18 dhe fillimi i shekullit 19 dallon per nje levizje per autonomi te feudaleve shqiptare, qe kurorezohet me krijimin e pashalleqeve shqiptare, formacione shteterore autonome ne kuadrin e Perandorise Osmane. Ne kete kontekst historik lindi dhe Pashalleku i Shkodres, ne krye te se cilit ishte familja e Bushatlinjeve. Ne kohen e sundimit te Bushatlinjeve qyteti i Shkodres numeronte rreth 30.000 banore dhe ishte qender e tregtise tranzite ndermjet Rumelise veriperendidmore, shteteve italiane, Raguzes dhe Europes Perendimore. Gjate kesaj kohe, qyteti fillon te zhvendoset drejt veriut, rreth 2 km larg, ne zonen ku shtrihet dhe sot. Historia moderne e qytetit do te perbente kapitull ne vete, te cilin po e leme jashte trajteses.  

Kalaja e Shkodrës  
Kalaja e Shkodres, e njohur dhe me toponimin kalaja "Rozafa", ndodhet ne hyrjen jugore te qytetit te sotem te Shkodres, mbi nje koder me formacione gelqerore, me shpate te thepisura, 136 m mbi nivelin e detit (fig. 1). Kalaja qarkohet nga nje sistem i fuqishem fortifikues me gjatesi perimetrale 800 m, te paisur me kulla rrethore dhe drejtkendeshe. Brenda ketij sistemit dallohen qarte nje seri ndertimesh mbrojtese te vendosur njera mbi tjetren ose qe plotesojne njera-tjetren: ndertime ilire, te Balshajve (shek.14), te zoterimit venecian (shek. 15), ndertime turke (shek.16-17) dhe ato te feudaleve shqiptar Bushatlinj (shek. 18-19). Keshtjella ka nje hyrje kryesore ne krahun verior (fig. 2), qe paraprin nje barbakane dhe nje hyrje tjeter ne krahun lindor, si dhe dalje sekrete. Hapsira e brendshme e keshtjelles ka forme te crregullt me siperfaqe afersisht 4 ha dhe eshte ndare ne tre oborre (fig. 3). Historiani romak Livius e pershkruan ate si "...vendi me i forte i Labeateve dhe i veshtire per tu afruar..."  

Germimet arkeologjike deshmojne se, kodra ku ngrihet kalaja e Shkodres eshte banuar se pari ne periudhen e bronxit te hershem. Per fat te keq nuk kemi akoma gjurme te qarta te periudhave pasuese dhe duhet te zbresim ne shek. 4 pr. Kr. per te ndjekur vazhdimin e jetes ne kete zone. Ne kete kohe, duhet te kete lindur qyteti antik i Shkodres, i cili perbehej nga dy pjese: qyteti i siperm, pra kalaja e sotme, i fortifikuar nga mure mbrojtese dhe qyteti i poshtem, qe shtrihej ne kembe te kodres se kalase, ne teracen buze lumit Drin. Ne kohen e sundimit te mbretit Gent, kalaja ishte rezidenca kryesore e tij dhe kryeqender e nje sistemi fortifikues qe qarkonte pellgun e Shkodres. Duket se funksioni i kesaj qendre nuk eshte zbehur edhe pas renies se mbreterise ilire. Ne vepren "De Aedificis" biografi i perandorit Prokopi i Cezarese perfshin Skydreonopolis (Shkodren) ne grupin e fortesave te rindertuara ne kohen e Justinianit (527-565). Ne mesjete, keshtjella del me emrin Rozafa. Gjate mesjetes, kalaja e Shkodres ishte nen administrimin e bizantit, sllaveve, Balshajve dhe Venediskasve deri sa ra nen pushtimin turk, ne vitin 1479. Dy rrethimet turke ne maj-gusht 1474, dhe maj 1478 - prill 1479 perfaqesojne nje epope me vete ne historine e kryefortesës së gjithë vendit, sic e cilesonte me te drejte kalane e Shkodres nje historian venecian bashkekohes. Ketyre ngjarje, u kushtohet vepra e mirenjohur "De Obsidione Scandransi" - "Rrethimi i Shkodres", Venice, 1504, botuar nga humanisti shkodran Marin Barleti, bashkohes i ngjarjeve. Kalaja ka qene qender administrative e qytetit te Shkodres deri ne vitin 1865.  

Brenda mureve te kalase ruhen disa monumente: Katedralja/Kisha e Shen Stefanit (1319, fig. 4), Kapiteneria (ndertese administrative e periudhes veneciane), donzhoni (kyekulla veneciane), mjediset e garnizoneve, depo, burgu, nje seri cisterna mesjetare etj. Sipas M. Barletit, ne keshtjellen e Shkodres dhe Kodren e Pashes, te vendosur prane keshtjelles, ne shek. 13 ka patur dhe disa kisha te tjera si kisha e Shen Marise, e Shen Lazrit, e Shen Vlashit dhe kisha e Shen Pjetrit. Ne krahun Vl te keshtjelles se Shkodres, sot nje zone e izoluar, ruhet Xhamia e Plumbit, e ndertuar nga Mehmet Pashe Bushati, ne vitin 1773/74, sipas shembullit te Xhamise se Madhe te Sulltanit ne Stamboll. Xhamija e Plumbit perfaqeson nje ndertim unikal te stilit arab moresk ne Shqiperi.  

Pjesa tjeter e qytetit iliro-mesjetar te Shkodres shtrihet ne kembet e kalase, ne nje tarace lumore buze lumit Drin. Jeta ne kete pjese te qytetit, eshte dokumentuar arkeologjikisht, deri tani, nga shek. 2 para Kr. deri ne shek. 7 pas Kr.: arkitekture e baneses (shek. 1 para Kr.-shek. 6 pas Kr.), mure rrethues per mbrojtjen e qytetit (shek.4 dhe shek 6 pas Kr.) si dhe nje kulture e pasur materiale e shek. 2 para Kr. - shek. 7 pas Kr.  
 

Lexoni edhe