?>
Blog Single
Berati: qyteti i bardhë
Pasuria e këtij vendi është thjesht përrallore. Shqipëria është tejet e pasur në objekte arkeologjike dhe në fortesa, dhe si e tillë, ajo gëzon një marrëdhënie tejet të ngushtë me historinë. E shkuara nuk është askurrë më e pranishme, sesa në traditën dhe në kulturën e pasur të këtij vendi. """"

Irina Bokova 
Drejtoreshë e përgjithshme e UNESCO-s
Prill 2011 

Është një kënaqësi e madhe të kontribuoj në numrin e parë të kësaj reviste mbi Artin dhe Trashëgiminë shqiptare. 
Pasuria e këtij vendi është thjesht përrallore. Shqipëria është tejet e pasur në objekte arkeologjike dhe në fortesa, dhe si e tillë, ajo gëzon një marrëdhënie tejet të ngushtë me historinë. E shkuara nuk është askurrë më e pranishme, sesa në traditën dhe në kulturën e pasur të këtij vendi. Kur e gjitha kjo ndërthuret me bukurinë e ashpër natyrore të kësaj toke, ajo shkëlqen mbi Shqipërinë si një nga xhevahiret më rrezatuese të Mesdheut.  Trashëgimia ka shumë rëndësi në Shqipëri dhe paraqet rëndësi për vetë shqiptarët. Në Listën e Trashëgimisë së UNESCO-s janë regjistruar dy site shqiptare: siti i Butrintit dhe qendrat historike të Beratit dhe të Gjirokastrës. Butrinti dëshmon për 25 shekuj të veprimtarisë njerëzore, e cila ka lënë gjurmë përmes monumenteve, strukturave mbrojtëse dhe qendrave residenciale. Një sërë periudhash pushtimi që nga Greqia antike e deri në mesjetën e vonë kanë krijuar një mjedis pakrahasimisht të pasur dhe kompleks, i cili ndihmon në mbështetjen e komunitetit lokal. 
Në parkun kombëtar, mjedisi natyror bashkon monumentet e lashta me një florë dhe faunë të pasur në panorama natyrore spektakolare. Ndërsa janë të ruajtur jashtëzakonisht mirë, Berati dhe Gjirokastra shpërfaqin arkitekturën unike të periudhës Klasike Osmane. Berati dëshmon për variacionin e pasur të njerëzve, të feve dhe të kulturave në shekuj, si edhe të bashkëjetesës mes tyre. Kalaja e qytetetit është qendra e kishave bizantine, dhe njëherësh e xhamive të epokës osmane. Sa i takon “Qytetit të gurtë”, Gjirokastrës, ajo shpërfaq shtëpi luksoze e të mëdha të shekullit 17, si edhe pazarin e qytetit. Kullat e kështjellave sipër të dyja qyteteve risjellin në jetë histori mahnitëse. 


Këto site mishërojnë thelbin e trashëgimisë botërore, i cili do të thotë të identifikosh site me vlerë esencialisht universale për të mund t’i ruajtur, mbrojtur dhe promovuar. Kjo nënkupton një marrëdhënie me të shkuarën dhe me të ardhmen, e cila themelohet mbirespektin. Larmishmëria e gjenisë njerëzore është thjesht mahnitëse. Mesazhi i trashëgimisë botërore është se ajo duhet mbrojtur dhe duhet ndarë me të tjerët në të mirë të të gjithëve. Shqipëria ka edhe më shumë për të ndarë nga kjo gjeni. Historia e lashtë e këtij vendi ka ushqyer popullin që ka një pasuri tejet të madhe në tradita dhe identiteti i të cilit përherë është bekuar me të qenit ndërveprues. Kjo është e dukshme në gdhendjet ne gur dhe në dru të këtij vendi dhe në larmishmërinë e tij në valle dhe në këngë. Për UNESCO-n, trashëgimia përfshin shprehjet e papërsëritshme të çdo kulture dhe të çdo populli. Në këtë perspektivë, isopolifonia shqiptare u përfshi në 2008 në Listën e Trashëgimisë së Papërsëritshme Kulturore të Njerëzimit të UNESCO-s, duke qenë një formë e sofistikuar e të kënduarit në grup, kryesisht nga burrat. Rritja e turizimit kulturor ka çuar në rigjallërimin e kësaj tradite unike, së bashku me shumë tradita të tjera. Shqipëria gjithmonë ka mbërthyer zemrat e poetëve, të piktorëve, të historianëve, të arkeologëve dhe të udhëtarëve. E mveshur me një të shkuar magjike, e cila ruhet dhe respektohet, kjo është paracaktuar të vazhdojë gjatë edhe në të ardhmen. UNESCO-ja mirëpret çdo mundësi për të mbështetur Shqipërinë dhe shoqërinë e saj në përpjekjet për 
ta mbajtur në këmbë këtë urë të fuqishme mes të shkuarës dhe të ardhmes.

 

No photos available for this news item.